Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) ka njoftuar se sot ka bërë dorëzimin e 1050 testeve molekulare për Covid- 19 për GeneXpert në IKSHPK.
Testet janë siguruar nga fondet e mekanizmit C19RM të Fondit Global, të zbatuara nga Programi i HIV-it në CDF.
Këto teste janë një nga teknologjitë më të reja dhe më të sakta të testimit molekular për Covid -19.
Testet janë të shpejta dhe shfrytëzojnë aparaturën GeneXpert të dhuruar për IKSHPK nga Granti i Fondit Global për Programin e Tuberkulozit, të menaxhuar nga CDF.
Me futjen në përdorim të kësaj metode do të forcohet dhe diversifikohet sistemi i diagnostikimit të hershëm molekular të Covid -19 dhe kursehen resurset e qytetarëve të Kosovës./arbresh.info
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...
KESCO: Rikyçjet e konsumatorëve në rrjet të energjisë elektr...