Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, është duke qëndruar në Beograd, ku po mbahet samiti i Ballkanit të Hapur.
Ai gjatë fjalimit të tij atje, ka theksuar se Turqia është në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.
“Lidhur me dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, marrëveshja për dokumentet vërteton që duhet të shikohen interesat e përbashkëta në vend të dallimeve. Turqia ka komunikim të hapur me dy palët dhe ne do të vazhdojmë të nxisim dialogun për të arritur një marrëveshje për targat dhe çështjet tjera që mbeten”, ka thënë Çavusoglu.
Dje kryediplomati turk zbriti në Beograd për të marrë pjesë në Samitin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.
Vizita e tij do të zgjasë edhe sot dhe do të ketë disa takime dypalëshe në margjinat e Samitit.
Kujtojmë që në ‘Ballkanin e Hapur’ janë duke marrur pjesë Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, ndërkaq Kosova po e refuzon atë. /arbresh.info/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...