Google ADS

Çaushi: Tentimi për formimin e institucioneve po bëhet nga një pakicë parlamentare (VIDEO)

12:35 | 14 Gusht 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka thënë se ata që mbajnë barrën për formimin e institucioneve po tregojnë se interesat e tyre klanore dhe personale janë mbi interesat për të cilat i kanë votuar qytetarët.

Çaushi tha pas përfundimit të seancës së sotme konstituive se është shqetësuese që tentimi për të formuar institucione po bëhet nga një pakicë parlamentare, shkruan arbresh.info.

“Ata që e kanë këtë barrë sot munguan dhe e tregojnë qartë se interesat e tyre klanore dhe personale janë mbi interesat të cilat iu kanë besuar qytetarët duke i zgjedhur si përfaqësues. Është tepër shqetësuese që tentimi për të formuar institucione po bëhet nga një pakicë parlamentare”, ka thënë Çaushi.

I pyetur nga gazetarët se a do t’i bashkohet VV nismës së koalicioni LAA për ta quar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, ai ka thënë se do të ketë konsultime brenda VV-së në lidhje me këtë dhe do të merren vendime në vazhdim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme