Google ADS

Çaushi: Punëtorët e sektorit privat shfrytëzohen si skllevër

13:20 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një aktiviteti në sheshin “Skënderbeu” ka ngritur shqetësimet në lidhje me të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj Lëvizje Driton Çaushi tha se kushtet e punëtorëve në Kosovë janë të rënda.

Sipas tij gjendje alarmante është në sektorin privat ku punëtorëve përveç që u shkelen të drejtat në punë ata edhe nuk kanë sigurime shëndetësore.

Çaushi me këtë rast tha se vdekjet në vendin e punës janë shqetësuese ndërsa institucionet e vendit nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me këtë çështje.

Ata kanë prezantuar edhe disa helmeta të punës me anë së cilës kanë simbolizuar numrin e të vdekurve në vendin e punës.

“Vdekjet në vendin e punës janë alarmante dhe mbesin të tilla për vite me radhë pa asnjë masë serioze nga institucionet në lidhje me këtë çështje. Vetëm në vitin 2017 kemi 6 jetë të humbur, në më pak se 4 muaj janë 6 punëtorë që kanë vdekur në vendin e punës dhe helmetat që kemi prezantuar pasqyrojnë edhe këtë numër tragjik të humbjeve. Natyrisht që punëtorët nuk guxojnë të humbin, nuk guxojnë të trajtohen asnjëherë si aksidentale, në shumicën e rasteve nuk ka as shpagim dhe as kompensim” , tha Çaushi.

Punëtorët në sektorin privat, sipas Çaushit shfrytëzohen vetëm si mjet për rritjen e fitimeve të kompanive private .

“ Të jesh sot punëtor sidomos në sektorin privat pa kontratë pune nënkupton të punosh si punëtor krahu dhe të lësh gjymtyrët dhe jetën në vendin e punës. Të jesh punëtor sigurimi të punosh për 150 euro dhe të qëndrosh deri në rraskapitje në vendin e punës, të jesh shitëse pa ditë pushimi dhe me orar të tej zgjatur për një pagë që mezi siguron ushqimin për familjes dhe të gjitha këto natyrisht që nuk trajtohen në mënyrën se si duhet” , tha nënkryetari i VV-së.

Sipas tij për t’u përmirësuar kushtet e punëtorëve në punë, domosdoshmërisht nevojitet një organizim i fortë politik sindikal dhe shoqëror në mënyrë që kjo situatë të ndryshohet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme