Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, është diskutuar për orët e humbura të mësimit gjatë grevës së organizuar nga SBASHK-u dhe për mënyrat e mundshme se si do të zëvendësoheshin ato.
Deputeti i PSD-së, Driton Çaushi ka thënë se Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në Kuvendin e Kosovës ka tentuar të bëjë një ndërmjetësim në mënyrë që dëmi ndaj nxënëse të jetë sa më i vogël nga greva e SBASHK-ut.
Çaushi ka thënë se edhe nëse orët mësimore do të kompensohen nuk do të ulet pesha që greva ka pasur, pasi sipas tij tashmë kërkesat e SBAShK-ut së paku zyrtarisht janë plotësuar.
Ai ka thënë se si Komision kanë qenë të kënaqur që SBAShK-u ka pranuar që së paku moralisht të kompensohen orët dhe të mos dëmtohen nxënësit.
“Për mua nuk është shumë problematike që kundërshtimi [i SBAShK-ut për të kompensuar orët] nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por me tërheqjen e një vendimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i PSD-së ka thënë se ndjehet më optimist se para mbledhjes së Komisionit parlamentar për Arsim…, pasi problemi me SHBAShK-un ka të bëjë me çështje morale e jo me ato ligjore sa i përket zëvendësimit të orëve të humbura mësimore”.
“Nëse vazhdon ky kontestim për zëvendësimin e orëve, kompensimi më nuk do të ketë efekt…Ne e dimë që edhe kompensimi nuk do të ketë efektin sikurse të mbaheshin orët në kohë të rregullt”, tha Çaushi.
Lexohet përmbajta e zarfit të zi: Amber jep dorëheqje nga BB...
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër v...
Vullneti dhe Drenusha ironizojnë me situatën e krijuar pas ‘...
Kur bën ftohtë papritur – çfarë i ndodh trupit dhe këshillat...
Kurti takon medalistët olimpikë të xhudos, thekson mbështetj...
Kush është i riu nga Mirdita që u ekzekutua në Vlorë