Nënkryetari i LVV-së, Driton Çaushi thotë se janë bërë më shumë se një muaj që kur është kërcënuar anëtari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, dhe është sulmuar aktivisti Agron Kabashi.
Sipas tij, janë organet e rendit ato që nuk kanë identifikuar asnjë person.
Shkrimi i plotë i Çaushit:
Ka kaluar mbi një muaj nga kërcënimi i parë me jetë ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqaj, dhe sulmi fizik ndaj aktivistit Agron Kabashi. Para dy ditësh, Dardani pranoi edhe një kërcënim tjetër me jetë, mjaft serioz. Ndaj gjitha këtyre, organet e rendit nuk kanë identifikuar asnjë person, megjithëse ekzistojnë fakte që e bëjnë jashtëzakonisht të lehtë hetimin e këtyre rasteve.
Është e çuditshme, edhe më shumë e papranueshme, heshtja e një pjese të atyre që bëjnë opinion publik në lidhje me këto kërcënime ndaj Sekretarit të subjektit më të madh opozitar. Këta, të cilët jo rrallë na flasin për lirinë e shprehjes e fjalën e lirë, për linçime, solidarizohen kur sulmohet dikush tjetër e madje drejtojnë gishtin e fajësisë pa asnjë fakt në drejtime të ndryshme, po injorojnë kërcënime që vijnë nga persona me emër e mbiemër, të cilët për më tepër kanë edhe familjarë në funksione të larta në Policinë e Kosovës.
Nëse jeta e secilit nga ne vlen njëjtë, mosreagimi për këto kërcënime ndaj Dardanit, në rastin më të mirë është hipokrizi. Krimi është i dënueshëm e i papranueshëm ndaj kujtdo. Heshtja e krimit është rreshtim në anën e krimit. Sidoqoftë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur të mos hesht para krimit, ta luftojë krimin dhe ta ndërtojë shtetin e së drejtës. Asgjë e asnjëherë nuk do ta pengojë këtë./Arbresh.info/
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...