Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se kthimi i ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës do të përballej me rezistencë të fuqishme, deri në mundësinë e fundit nga kolegët e tij të opozitës.
Ai ka deklaruar se lënia e mundësisë për mbajtje të zgjedhjeve në rast se nuk kalon demarkacioni në kuvend nga ana e kryeministrit Isa Mustafa tregon qartë se koalicioni qeverisës i ka të numëruara ditët.
“Mendoj që kjo flet më së miri për pafuqinë e koalicionit, sepse përderisa i kanë numrat në kuvend, do të duhej të ishin në gjendje ta kalojnë edhe demarkacionin. Kjo qeveri po e përfundon mandatin pa asnjë sukses. Sa më herët që e shohin që ky koalicion i ka sjellur vec të këqija, aq më mirë është që qytetari ta ketë të drejtën të vendosë për të ardhmen. Do të duhej që ky qëndrim të vinte më herët. Ka qenë shumë e qartë që sa më herët që kjo do të ndodhte, do të ishte më mirë për qytetarin. Nuk është se kjo gjë varet nga opozita, të them të drejtën”.
“Ne e dimë se kjo qeveri ka kontrabanduar shpesh ligje dhe projektligje. Kështu që është zor e parashikueshme nëse më parë do të vijë në kuvend ratifikimi i demarkacionit, apo mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë. Nëse demarkacioni vjen në kuvend, do ta kundërshtojmë deri në mundësinë e fundit”.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...