Del Ponte: Tribunali special i Hagës për krime në Kosovë do te ketë suksese, ndryshe nuk do të ishte themeluar
Si një gjyqtare hetues dhe kryeprokurore e Ministrisë Publik në Zvicër, Del Ponte ka hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e terrorizmit ndërkombëtar, mafies ruse, kontrabandën e armëve dhe të spiunazhit, pastrimit të parave, si dhe aspektet e tjera të krimit të organizuar transnacional përfshirë këtu edhe një zviceran me orgjinë shqiptare.
Pasi shërbeu si Kryeprokurore e Përgjithshme e Zvicrës, ajo u emërua kryeprokurore për Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në gusht të vitit 1999. Ajo u gjend ne ketë ICTY deri në vitin 2008. Misioni i saj përfundoi me një bilanc te suksesshme duke arrestuar e burgosur kriminele kryesisht serbe, me je total prej 91 aktakuzash, duke përfshirë këtu edhe një kryetar shteti Sllobodan Milloshevic si dhe një numër i madh i gjeneralëve dhe poltikajve të rangut të lartë te arrestuar dhe dënuar për një sërë krimesh. Që nga shtatori i vitit 2012, ajo shërbyen si një Komisionere e Komisionit Ndërkombëtar të Pavarur Hetimor për Sirinë.
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës e cila u gjend ne krye te TPI-së për krime në ish-Jugosllavinë për gati një decenie rresht, pas disa vitesh paraqitet serish, kësaj radhe në një intervistë “Presheva Jonë” në Zvicër e cila flet për rolin e ICTY e cila sivjet mbyll dyert e veta ne Hagë, për arrestimin dhe izolimin e ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinajt në Francë, për specialen dhe “peshqit e mëdhenj”…Ju përkujtojmë se raporti i zviceranit Dick Marty, ne te cilin përmendet edhe emri i Del Pontes referuar librit te saj “Gjuetia..” lidhur me akuza kundër ish-komandanteve te UCK-së ka bërë jehonë te madhe në mediat ashtu edhe në qarqet ndërkombëtare.
E pyetur rreth asaj se Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë e cila mbylle sivjet dyert, se a ka kompletuar misionin e saj si duhet ne Ballkan, znj.Del Ponte përgjigjet se “Unë, siç e dini edhe pe juve disa herë e kam thënë se Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë nuk do të mbyll dyert pa arrestuar dhe dënuar peshqit e mëdhenj të krimeve ne Ballkan. Një president i Serbisë me emrin Slobodan Miloshevic, Karagjic, Mladic te arrestuar dhe dërguar në Hage, a nuk dolën fjalët mia ?..”
Specialja për krimet nga Kosova do t’ia nis të mbledh nga “peshqit e vegjël” ndërsa kah fundi…
Se çfarë mendon për arrestimin dhe izolimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj ne Francë në vazhdim znj.Del Ponte në këtë bisedë është përgjigjur se “ish-kryeministrit kosovar Haradinaj mendoj se nuk e meriton të malltrrtohet në Francë i cili dy herë ka hyrë dhe ka dalur i pastër nga dyert e Hagës . Me duket e pakuptueshme arrestimi dhe mbajtja e tij në Francë nga autoritetet e atjeshme, sipas një fletearresti nga Serbia. Se çfarë është duke u zier pas kësaj, nuk di çfarë t’ju them, se a është fjala për akuza të mëparshme për të cilat ai është përgjigjur dy herë, apo për ndonjë akuzë te fundit. Sa i përket te fundit, duket se që kur Haradinaj doli i lirë për të dytën herë nga Haga deri tash në rajon me sa di unë s’ka pasur luftë?!..Veç n ‘paq shku ai n ‘Serbi me pas ba diçka nja të zezë, që ne nuk e dimë. Nëse dikush shpreh dilema se Haradinaj do te dërgohet ne Beograd apo Hagë, për këtë të fundit unë po ju heq, se Haga s ka çfarë te bëje më me të. Ashtu kështu Haga edhe pak muaj e mbyll dyert e veta. Çka po ndodhë vërtetë me Ramush Haradinaj mund të dijë vetëm Beogradi, Parisi apo edhe Prishtina, nëse nuk është far biznesi apo lojë politike..”
Duke folur për Tribunalin e ri te Hagës për krime në Kosovë se a do të ketë sukses në misionin e tij, prokuroja zvicerane del Ponte në vazhdim pohon se “po, po do të ketë sukses, ndryshe nuk do te ishte themeluar. Por megjithatë unë kam një dyshim mbi të. Një, sepse është themeluat tepër vone, sepse shume dëshmitarë janë vrarë në terren. Dhe kam përshtypjen se nuk ka një vullnet politik për te hetuar “peshqit e mëdhenj” të krimit në Kosovë…”
Në mediat kosovare shpesh flitet se specialja për Kosovën do të mbledh “peshqit e mëdhenj” të krimit ne Kosovë duke përmendur këtu emrin e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit dhe te Kadri Veselit? Se çka mendon ajo për këta personazhe qe kishin role të caktuara në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë? Zvicerania del Ponte pohon se “këta persona të njohur tashme në opinion, madje edhe në mediat amerikane si të dyshuar, por nuk mendoj se do të kapen fillimisht, sepse mungon vullneti politik. Kur atëherë s’ka pasur vullnet politik për tëarrestuar, tash hiq e me hiq, mendoj unë. Se di ndoshta specialja mund te sjelle surpriza. Çka mund të them se për dallim nga gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë, kjo për Kosovën duket se do t’ia nis të mbledh nga “peshqit e vegjël..”./presheva jone/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...