“Caritas Kosova” ka dhuruar në formë të donacionit, 27 shtretër, 32 komodina dhe 33 dyshekë për nevoja të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Basri Sejdiu, ushtrues detyre i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) theksoi se kjo është një ndihmës e madhe për QKUK-në.
“Rëndësia e donacionit është edhe më e madhe duke llogaritur se jemi në fundvit dhe jemi në fundvitit buxhetor, ku kemi vështirësi dhe pamundësi për të blerë blerje, andaj këta shtretër do të jenë të mirëseardhur”, tha ai.
Sejdiu tha se shtretërit do të dërgohen në klinikat ku ka nevojë më të madhe, sidomos në shërbimet që planifikohet të funksionalizohen 24 orë.
Don Viktor Sopi nga Caritas Kosova tha se kjo ndihmë për QKUK-në vjen nga Caritasi gjerman.
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...