Google ADS

Çantapunuesit që premtojnë vazhdimësinë e një zanati

15:05 | 20 Janar 2019
Arbresh.info

Kishte menduar se duke u bërë rrobaqepës do t’i bënte bisht matematikës, por më vonë do ta kuptonte se e kishte pasur gabim. Saktësia në të prerë e në të qepur është thelbi i një rrobaqepësi të mirë.

Usta Jakup Çeshmexhiu, i lindur në Prishtinë në vitin 1950, thotë se “sheherlinjtë s’e kanë dashur fort shkollën”. Kjo natyrisht, e thënë me humor nga njëri prej rrobaqepësve më të moçëm të Prishtinës, sa për të justifikuar edhe më zanatin që thotë se e bëri krenar gjatë gjithë jetës, shkruan sot Koha Ditore.

E nisi si rrobaqepës, por ka një rrëfim interesant pse doli në prodhimin dhe meremetimin e çantave.

Në historinë e shoqërinë shqiptare të Kosovës çanta shfaqet më tepër si objekt funksional sesa si dekorativ. Por në monografi që rrëfejnë për qendrat urbane të pas Luftës së Dytë Botërore, si ato të Prishtinës së viteve ’50 e ’60 të shekullit XX, zonjat shihen se u kushtojnë kujdes edhe çantave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme