Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se Serbia “kurrë s’do ta pranojë se e ka pranuar Kosovën, ndonëse do ta bëjë këtë”.
Çanak në “RTV Podgorica” është pyetur nëse Serbia do t’i vë sanksione Rusisë. Çanak është shprehur i bindur se po.
“Do t’i vë sanksione. Është sikur edhe me Kosovën. Serbia kurrë nuk do ta pranojë se e ka pranuar Kosovën. Të gjitha tjerat do të pranojë, por që e ka pranuar Kosovën kurrë nuk do ta pranojë. Njëjtë do të ndodhë edhe me sanksione. Nuk do ta pranojë se ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por do të vendosë”, ka thënë Çanak.
Çanak ka thënë se është lajm i mirë që është arritur një pajtim për Propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nenad Čanak 06.03.2023 Aritmija Tamare Nikčević@XXLTulip i @tamaranikcevic🎯
Srbija nikad neće priznati da je priznala Kosovo! pic.twitter.com/RkHLEbrYOz— Sfinga (@Sfinga02) March 6, 2023
“Një konflikt i ngrirë do të thotë vetëm se do të shkrihet dhe se ne thjeshtë presim rrethana më të favorshme për ta vazhduar konfliktin, siç ishte rasti në Bosnjë. Pavarësisht buzëqeshjes së thartë nga të dyja palët, sërish mendoj se kjo marrëveshje është një hap pozitiv për stabilitetin e gjithë rajonit”, tha Çanak.
Ai ka thënë se është me rëndësi, se është pranuar fakti që Kosova është shtet i pranuar.
“Është pranuar fakti që për qytetarët e Kosovës duhet të sigurohen standardet më të larta evropiane”, tha Çanak.
Çanak ka shtuar se Rusisë i konvenon destabilizimi i Ballkanit për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Politikani serb ka thënë se Serbia duhet të çlirohet nga “ndikimi toksik rus”.
“Nëse Serbia nuk çlirohet nga ndikimi toksik rus, atëherë do të vazhdojë destabilizimi i Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi”, tha Çanak.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare