Kandidati presidencial i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak deklaroi të shtunën se duhet të pranohet “e vërteta famëkeqe” se Kosova është e pavarur nga Serbia.
Ai në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta ka thënë se është fakt që me Kosovën ka vendkalime kufitare, dhe se qytetarët e Serbisë nuk mund të shkojnë në Kosovë pa pasaporta, dhe se kufirin me Kosovën e sigurojnë ndërmjet tjerash edhe forcat ndërkombëtare, që do të thotë se bashkësia ndërkombëtare garanton për kufirin.
“Po, Kosova është e pavarur nga Serbia- ajo është e humbur gjatë luftës- atë luftë e ka udhëhequr regjimi i Sllobodan Millosheviqit, po- ai regjim ka shkaktuar bombardimet e NATO-s”, ka thënë Çanak. “Me gënjeshtra mund të ëndërrohet, por me gënjeshtra nuk mund të jetohet”, ka shtuar ai.
Çanak ka theksuar se Industria e Naftës e Serbisë u është shitur partnerëve rusë “larg nën çmim”, me arsyetimin se Rusia do të ndihmojë që Kosova të mos bëhet e pavarur dhe se do të ndërtohet rrjedha Jugore.
“Kosova është e pavarur, nuk ka rrjedhë Jugore, pra kthenani NIS-in dhe shkoni në shtëpi”, ka thënë Çanak.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?