Në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është organizuar gala mbrëmja nga Fondi Kosovë-Amerikë i Edukimit, i njohur shkurt me emrin KAEF.
Në këtë mbrëmje ishin të ftuar shumë personalitete të njohura, në mesin e tyre, Lorik Cana dhe kongresmeni amerikani, Eliot Engel.
“Unë jam një njeri i sportit, i kulturës dhe do të mundohem të jap kontribut në atë fushë. Nuk jam njeri i politikës. Arti, kultura, sporti janë themelueset e një shoqërie dhe janë vlera që ne i kemi. Aty duhet të vazhdojmë të kontribuojmë dhe të tërheqim sa më shumë vëmendje”, është shprehur ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe ikona e futbollit shqiptar, raporton “Zëri i Amerikës”.
Programet e Fondit për Edukimin Kosovë-Amerikë (KAEF), ndihmojnë 6 deri në 8 ose 10 të rinj nga Kosova për të bërë masterin në Shtetet e Bashkuara, kryesisht në administrim biznesi dhe në fusha që lidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Korrupsioni është problem, reforma e gjyqësorit po ecën ngadalë dhe papunësia është tepër e lartë, mbi 30 për qind. Pra, sigurisht mbetet shumë për të bërë. Por unë e kam vizituar Kosovën shumë e shumë herë dhe çdo herë që shkoj shikoj përparim dhe një të ardhme të ndritur”, deklaroi Eliot Engel, përcjell albinfo.ch.
Mark Gjonaj, anëtar i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, tha se investimi për edukimin është çelësi për transformimin e Kosovës: “Nuk mund t’u themi fëmijëve të kenë ëndrra të mëdha, nuk mund t’u themi se çdo gjë është e mundur, se një ditë ata mund të ndryshojnë botën, nëse nuk investojmë për edukimin e tyre”.
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...