Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka vizituar Kosovën ku ka pasur takime me disa prej krerëve institucionalë.
“Foreign Office”, ka shpërndarë, fjalën e kryediplomatit britanik, që më parë kishte shërbyer si kryeministër.
Cameron ka thënë se ka forca që duan destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka përmend edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku.
Ai ka thënë se ushtria e Britanisë së Madhe do ta mbrojë Kosovën nëse është e nevojshme.
”Jam këtu në kampin “Film City”, në Prishtinë, Kosovë për të falënderuar trupat britanike që janë pjesë e NATO-s këtu për të bërë punën e tyre vitale. Por më shumë, unë kam ardhur në Kosovë sepse është vend i pavarur, sovran, dhe Britania e ka ndihmuar në momentin kur kishte nevojë dhe meriton stabilitet, siguri dhe prosperitet. Dhe ne duam ta ndihmojmë gjithë atë agjendë sepse është ne interes të Kosovës, por edhe të Britanisë. Siç e dimë ka forca dhe vende të tjera që duan ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, duan që të ju shkaktojnë probleme këtyre vendeve. Ne e kemi parë sulmin e tmerrshëm këtu në shtatorin e vitit të kaluar. Unë mendoj që është e rëndësishme të punojmë me Qeverinë e Kosovës që të ndihmojmë në rritjen e ekonomisë, të ofrojmë stabilitet dhe siguri për vendet e tyre dhe të bëjmë të qartë se forcat tona janë të gatshme të marrin aksion për ta mbrojtur vendin nëse është e nevojshme”, ka thënë Cameron.
WATCH: @David_Cameron met UK troops deployed with @NATO_KFOR in Kosovo today. pic.twitter.com/XS7DRiMO9A
— Foreign, Commonwealth & Development Office (@FCDOGovUK) January 4, 2024
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...