Pashko Camaj nga Shoqata Panshqiptare “Vatra” tha se po synojnë të sigurojnë një njohje të rëndësishme për Kosovën.
Ai u shpreh se kanë pasur disa lidhje sa i përket kësaj çështje dhe tha se janë në diskutime.
“Njohja e Kosovës ka qenë një gjë që shumë na ka interesuar edhe neve si federatë dhe pikërisht këto ditë jemi në diskutim për të folur me disa akterë global në këtë drejtim, që kemi pasur disa lidhje, por jemi në diskutime”, u shpreh ai në Klan Kosova, përcjell Arbresh.info.
Camaj tha nëse arritet ajo njohje, siç u shpreh ai, do të jetë një gjë shumë e madhe për Kosovën
“Besoj që do të ketë rëndësi, sepse nëse arrijmë të marrim njohjen nga ai akter, do të jetë një gjë shumë e madhe për Kosovën”, u shpreh tutje ai.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...