Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekateriana Trendafilova, e ka caktuar përbërjen e trupit gjykues në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ky trup gjykues do të përbëhet nga gjyqtarët Charles Smith III, Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe Fergal Gaynor, gjyqtar rezervë.
Njoftimi për këtë është bërë publik në faqen zyrtare të gjykatës.
Tutje, është bërë e ditur se gjykatësi i procedurës paraprake ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë se dosja e çështjes kundër ish-krerëve të UÇK-së do të jetë gati për t’i kaluar trupit gjykues më 15 dhjetor 2022.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë./arbresh.info/
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...