Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë caktuar paraqitjen e parë ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.
“Më 19 prill 2021, në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Pjetër Shalës. Pjetër Shala (“z. Shala”) u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje, Specialja tregon e akuzat që rëndojnë mbi ish kreun e UCK-së, shkruan arbresh.info.
“Në aktakuzën e konfirmuar Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Paraqitja e parë e zotit Shala do të mbahet në seancë publike. Gjatë paraqitjes së parë, Gjykatësi i Procedurës
Paraprake siguron respektimin e të drejtave të të akuzuarit, përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor dhe se i akuzuari i kupton akuzat kundër tij ose saj.
Paraqitja e parë mund të përcillet përmes transmetimit në Internet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, me një vonesë të shkurtër në transmetim.
Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit në ndërtesën e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjithashtu, në ndërtesën e DHSK-ja është një qendër e posaçme për median në të cilën gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.
Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në qendrën për mediat do të jetë shumë i kufizuar dhe është i nevojshëm regjistrimi paraprak.
Për regjistrimin paraprak, ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected] deri në orën 16:00 të së premtes, 16 prill 2021. Në mesazh duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, shtetësinë, numrin e pasaportës/letërnjoftimit, përkatësinë tuaj (p.sh, person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëria civile) dhe të dhëna të tjera relevante.
Gazetarët duhet të japin edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit. Do t’ju informojnë sa më shpejt nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimi tuaj duke mbajtur parasysh kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të KOVID-19./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...