Caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për katër të dyshuarit për fajde

16:18 | 18 Maj 2023
E.H

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, njofton se u ka caktuar masën e paraburgimit katër të pandehurve të dyshuar për fajde.

Ndaj të pandehurve B.M., A.H., B.K., dhe A.M prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuara nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë.

“Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve: B.M., A.H., B.K., A.M., e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Kërkohet paraburgim për katër të dyshuarit për fajde

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme