Caktohet masa e paraburgimit ndaj zyrtarit policor në Gjilan për dy vepra penale

09:48 | 25 Janar 2022
Përparim Bublaku

Gjykata Themelore në Gjilan u ka caktuar 30 ditë paraburgim dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të dyshuar për veprën penale posedim pa autorizim substancë narkotike të llojit “kokainë”.

Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë për media, nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me dashje në bashkëkryerje, kanë poseduar pa autorizim substancë narkotike të llojit “kokainë”, të njëjtit me marrëveshje paraprake në mes veti substancën narkotike i’a kanë shitur të pandehurit F. S., i cili ishte fshehur në një motel së bashku me të pandehurit e tjerë, të cilët gjenden në arrati.

Po ashtu, të pandehurit A. H. (zyrtar policor) dhe L. H. me dashje në bashkëkryerje në kundërshtim me ligjin për armët kanë shitur një armë zjarri të pandehurit F. S./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme