Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë në Gjilan

16:23 | 18 Dhjetor 2023
E.G

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit D.T i cili dyshohet se theri me thikë tashmë viktimën A.B.

Sipas njoftimit, D.T ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, shkruan Arbresh.info.

“Më datë 16.12.2023 rreth orës 20:35 minuta në rrugën “Hamdi Kastrati” në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, i pandehuri D. T. në mënyrë dinake, me dashje për motive deri më tani të pa njohura, e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., po ashtu nga fshati Dobërçan, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri përmes telefonit e thërret A. B. dhe takohen dhe pasi që ulet në karrigen e parë të automjet dhe me automjet kishin lëvizur, aty pas një mosmarrëveshje verbale në automjet, i pandehuri e sulmon A. B.

Tutje, siç bënë të ditur gjykata, A. B në mënyrë dinake goditet disa herë në pjesë të ndryshme të trupit nga i pandehuri, ndërsa viktima arrin të ndalet dhe del nga automjeti dhe ikë në drejtim të kundërt të rrugës nga kishin ardhur, hynë në oborrin e shtëpisë së Xh. B., ndërsa i pandehuri i’u ishte vu pas në ndjekje dhe para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, e zen viktimën A. B., aty përsëri e godet disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del XH. B., intervenon për t’i ndarë, e kap për trupi të pandehurin D. T. dhe e largon nga vendi i ngjarjes, ndërsa të dëmtuarin e dërgon deri tek ordinanca private, aty nga doktori i jepet ndihma e parë mjekësore dhe të njëjtin e transportojnë deri në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, ku edhe konstatohet vdekja, sepse i njëjti nuk kishte përballuar lëndimet e pësuara. I pandehuri pas kryerjes së vrasjes shkon në shtëpi të vet, i informon familjarët e vet për veprimet e tija të ndërmarra ndaj A. B. dhe kërkon nga prindi i tij, që të njëjtin të e dorëzoi në Stacionin e Policisë në Gjilan, ku i pandehuri edhe arrestohet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake, sipas njoftimit, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, bën të ditur vendimi.

Nërkohë, palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij Aktvendimi, pas pranimit të të njëjtit në Gjykatën e Apelit./Arbresh.info/

Të ngjashme