Me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit 48 orësh ndaj tre zyrtarëve policorë, të cilët u arrestuan sot në Mitrovicën Veriore në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).
Kështu bën të ditur IPK në një komunikatë për media.
“Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë përfunduar intervistat me të dyshuarit e arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Zyrtarëve të arrestuar (togerit policor me inicialet Z.R, rreshterit policor N. G dhe zyrtarit policor L.V) me vendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza