Kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në bazë të rregullës 178 të Rregullores, dje më 9 shkurt ka caktuar datën për mbajtjen e konferencës para apelit në çështjen Salih Mustafa për 16 shkurt 2022 në ora 10:00.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, gjykatësja Pikar urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në ora 12:00.
Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.
Ndryshe. Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. /arbresh.info/
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë