Caktohet data për mbajtjen e konferencës para apelit në rastin e Salih Mustafës

10:06 | 10 Shkurt 2023
A. B.

Kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në bazë të rregullës 178 të Rregullores, dje më 9 shkurt ka caktuar datën për mbajtjen e konferencës para apelit në çështjen Salih Mustafa për 16 shkurt 2022 në ora 10:00.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, gjykatësja Pikar urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në ora 12:00.

Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

Ndryshe. Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.  /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme