Caktohen 40 ditë burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj

16:04 | 2 Gusht 2023
KRG

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masës e sigurisë arrest ne burg me afat 40 ditë Dritan Goxhajt, i arrestuar pak ditë më parë në kryeqytet, me urdhër të Gjykatës Speciale, raportojnë medat në Shqipëri.

Goxhaj u arrestua të hënën nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për intimidim të dëshmitarëve nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Autoritetet e Shqipërisë kanë kërkuar informacion shtesë nga Kosova në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së.

Vetë Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale. Gjykata Speciale ka kërkuar ekstradimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme