Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 15 kilogramë eksploziv në rrugën për në Gazimestan. Ndërsa, ai tashmë është ç’aktivizuar nga njësitet policore të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Po, i kemi ç’aktivizuar dhe i kemi larguar nga vendi i ngjarjes’, ka thënë Beka për arbresh.info
Eksplozivi është gjetur skaj rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Mazgit.
Zëdhënësja Ahmeti ka shtuar gjithashtu se janë njësiti i Policisë është duke bërë ekzaminimet e nevojshme.
“Të gjitha njësitet policore te nevojshme për te menaxhuar me një situate te tille kanë dale ne vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarre veprimet e nevojshme operative dhe ato te ekzaminimit”, ka thënë ajo.
Ameti ka kërkuar nga qytetarët të gjejnë rrugë aletrnativë pasi kjo rrugë është e bllokuar
“Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugore ne fjale përderisa te kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit ne trafik për rrugët alternative. Ndërkohe qe po kryhen veprimet e sipercekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, ka përfunduar Ahmeti.
Ndryshe pak orë më parë Arbresh.info ka raportuar për gjetjen e një sasie të eksplozivit në fshatin Mazgit.
Dëshmitarë i kanë thënë për Arbresh.info se eksplozivi është gjetur në magjistrale Prishtinë-Mitrovicë e më pas është deminuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza