Cakolli tregon për koalicionin paszgjedhor, emrin e kryeministrit e kryetarit të Kuvendit

08:38 | 14 Gusht 2019
Arbresh.info

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli ka dhënë mendimin e tij për zhvillimet pas zgjedhjeve në Kosovë.

Cakolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se fitues i zgjedhjeve do të del PDK, shkruan arbresh.info.

E sipas tij koalicioni paszgjedhor do të bëhet mes partisë që edhe ai është pjesë dhe LDK-së. Ai gjithashtu ka treguar edhe emrin e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit.

“LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV. Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri. Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme