Analisti politik, Eugen Cakolli ka komentuar zhvillimet e fundit rreth deputetit Etem Arifi, i cili sot është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Cakolli ka pohuar se deputeti Arifi nuk do ta humb automatikisht mandatin, pavarësisht së ndodhet në vuajtje të dënimit, ka shkruar Cakolli në facebook.
Më tej, Cakolli ka treguar se kur do të fillojnë procedurat për përfundimin e mandatit të deputetit Arifi.
“Meqenëse ai për herë të fundit ka marrë pjesë në seancën e 3 qershorit, kur edhe ishte zgjedhur Qeveria ‘Hoti’, zyrtarisht procedurat për përfundimin e mandatit të tij do të fillojnë më 3 dhjetor. Pas këtij date, me kërkesë të Kryetares së Kuvendit, Komisioni përkatës parlamentar mund të rekomandojë pushimin e mandatit të deputetit, rekomandim ky i cili duhet të votohet në mbledhjen pasuese të Kuvendit nga 2/3 e deputetëve të pranishëm.
Sidoqoftë, mundësi tjetër mbetet që deputeti Arifi të ofrojë dorëheqje nga pozita e deputetit, që sipas nenit 70, pika 3, do të nënkuptonte mbarim të menjëhershëm të mandatit të tij, duke evituar skenarin paraprak që kërkon edhe disa muaj kohë për t’u përmbushur”, pohoi ai.
Cakolli thotë më tej se vetëm pas dorëheqjes apo një vendimi eventual për pushim të mandatit mund të fillohet me procedurat për zëvendësimin e deputetit Arifi.
“Sipas këtyre procedurave, të parapara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Kryetarja e Kuvendit duhet që fillimisht të njoftojë Presidentin për mbetjen e një mandati të zbrazët, duke i hapur rrugë këtij të fundit që të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë personin që do të mbushë mandatin e lire”, thekson ai.
Cakolli më tej pohon se “KQZ-ja, pastaj, obligohet që brenda pesë ditësh t’ia dërgojë emrin e kandidatit të ligjshëm Presidentit, i cili e dekreton atë, duke hapur rrugë për dhënien e betimit – që si akt përmbyll procesin e zëvendësimit”.
“Deputeti Arifi do të zëvendësohet nga Qazim Rahmani, i cili është kandidati më i votuar i gjinisë së njëjtë, në kuadër të listës zgjedhore të subjektit politik PAI”, është shprehur Cakolli.
Ndryshe, deputeti i Partisë së Ashkalinjve ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Arifi deri tash ndodhej në arrati.
Ndryshe, vota e deputetit Arifi ishte e 61-ta për formimin e Qeverisë Hoti, e që është minimumi i votave të deputetëve për formimin e një qeverie./arbresh.info/
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...