Google ADS

Cakolli: Sistemi politik në Kosovë sillet rreth PDK-së

09:39 | 7 Gusht 2019
Arbresh.info

Bujar Cakolli, zëvendësministër në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeveria e Kosovës ka thënë se sistemi politik në Kosovë sillet rreth PDK-së.

Cakolli përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se partitë politike në vend mbahen nga forca e gravitetit të PDK-së.

“Sistemi politik në Kosovë është sistem i organizuar prej partive politike të cilat sillen rreth PDK-së. Sistemi politik përbëhet nga parti të ndryshme politike që mbahen në orbitë nga forca e gravitetit të partisë më të madhe në vend PDK-së”, ka shkruar Cakolli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme