Google ADS

Cakolli: Sipas vendimeve të PZAP, KQZ-ja ka shkelur ligjin kur nuk i ka certifikuar kandidatët që nuk kanë probleme me ligjin

15:28 | 26 Janar 2021
L G

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli ka thënë se sipas vendimit të PZAP, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka shkelur ligjin që nuk i ka certifikuar kandidatët që nuk kanë probleme juridike.

Cakolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “PZAP-i ka vlerësuar se rekomandimi i Zyrës për certifikim të të gjitha listave të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre është kundërshtim me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ligjin për procedurën kontestimore si dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”.

Postimi i plotë:

Sipas vendimeve të PZAP, KQZ-ja ka shkelur ligjin kur nuk i ka certifikuar kandidatët që nuk kanë probleme me papërshtatshmërinë juridike për të garuar.

PZAP-i ka vlerësuar se rekomandimi i Zyrës për certifikim të të gjitha listave të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre është kundërshtim me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, ligjin për procedurën kontestimore si dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje

Të ngjashme