Këshilltari diplomatik i kryeministrit të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale në thelb është i padrejtë, por gjithsesi i pashmangshëm, duke marrë parasysh një varg faktorësh.
Argumentimin e tij ai e ka bazuar mbi krejt shtegun nëpër të cilin ka kaluar drejtësia për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit, kryesisht të kontrolluar nga mekanizma ndërkombëtarë.
“Krimet e luftës të kryera në Kosova deri tash i janë nënshtruar gjashtë instancave hetimore dhe gjykuese deri tani. Gjatë bombardimeve të vitit 1999 janë lëshuar aktakuzat e para për shefat më të lartë të shtetit serb. Ky përbën moment kthese sepse drejtësia ndërkombëtare lëshon arrest ndaj presidentit të një shteti”.
“Përjashto Sllobodan Millosheviqin të gjithë të tjerët (nga serbët e akuzuar) janë dënuar për krime lufte. Kjo shpërfaq dy elemente. E para, tregon që adresimi i përgjegjësisë që ka bërë Tribunali i Hagës në raport me Serbinë ka qenë jo vetëm margjinal, por involvon struktura të shtetit. E dyta, tregohet se nuk kemi të bëjmë me incidente të izoluara, por me një ndërmarrje kriminale të përbashkët. Janë dy raste kur Haga ka iniciuar akuza ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – ndaj Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt. Në to tregohet se përgjegjësia e tyre komanduese e tyre nuk ka qenë e madhe, për shkak të nivelit të organizimit”.
“UNMIK nuk ka pasur infrastrukturë ligjore për hetimin e krimeve të luftës, megjithëse e ka pasur prioritet. Në mungesë të infrastrukturës ligjore, ka pasur disa plane për trajtimin e krimeve të luftës, si ai për Gjykatë për Krime Etnike në Kosovë, apo për trajtimin e tyre në kuadër të dhomave të UNMIK-ut. Në këto kushte ka ekzistuar mundësia për asimetri të dyfishtë. Pra jo vetëm që shqiptarët nuk kanë qenë të përfshirë, por edhe ka ekzistuar mundësia e ndërhyrjes së Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së”.
Në Zona e Debatit në Klan Kosova, Caka ka deklaruar se nga ana tjetër Serbia është treguar pothuaj krejt e pavullnetshme për të dënuar krimet e luftës, veçanërisht ato të kryera nga profile të larta, duke taktizuar drejt shmangies të një përgjegjësie strukturore.
“Tek UNMIK në rastet e serbëve ka qenë tendenca për paraqitje individuale, për dallim nga ajo që ka bërë Tribunali i Hagës. Të njëjtën gjë e vërejmë edhe tek EULEX, që në anën tjetër ka prekur figurat kapitale të UÇK-së”.
“Në Serbi, prej viti 2014 nuk ka pasur hapje të rasteve të reja. Por megjithatë ka pasur në sirtarë nëntë procese të cilat nuk janë aktualizuar. Të pandehurit kanë qenë të identifikuar, por lëndët nuk kanë kaluar në procesim. Komponentë tjetër e rëndësishme është fokusimi i saj në profile të mesme”.
“Mendoj që nuk është e qëndrueshme thënia që Gjykata Speciale është e domosdoshme, sepse drejtësia vendore në Kosovë ka dështuar. Kjo është e pa alternativë, sikur edhe e padrejtë. Kosova bëhet rasti i parë që i aplikohen dy gjykata të paprecedent, hibride. E para ajo e UNMIK, dhe e dyta kjo speciale”. /klankosova.tv
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...