Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay.
Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e edukimit në zhbërjen e sjelljeve përjashtuese dhe ekstremiste, si dhe për rëndësinë e patjetërsueshme të dialogut multikulturor.
Po ashtu, u shpreh gatishmëria për thellim të bashkëpunimit gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, veçanërisht në fushën e promovimit të lirive themelore, politikave anti-diskriminuese dhe dialogut të hapur shoqëror.
Cakaj, në takim ngriti edhe çështjen e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO, si një e drejtë e një vendi që kërkon të bashkëpunojë me UNESCO-n, në shërbim të arsimimit më të kualifikuar të qytetarëve të Kosovës, mbrojtjes së vlerave të tyre kulturore dhe artistike dhe krijimit të një mjedisi rajonal, ku Kosova të rrisë bashkëpunimin edhe në këto fusha.
“Theksova rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO. Kosova sot është shembull rajonal në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe trashëgimisë kulturore përgjithësisht.” – është shprehur në një postim në Facebook ministri Cakaj.
Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO sipas Cakaj, vetëm do të përforcojë vlerat që përfaqëson kjo organizatë, nga edukimi deri te trashëgimia kulturore.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...