Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj ka shprehur bindjen e tij në pastërtinë e luftës së lavdishme të UÇK-së, duke kërkuar mbështetje të pakursyer nga i gjithë kombi shqiptar për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli.
Ai në një postim në Facebook shkruan se kur vjen puna te pastërtia dhe drejtësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të reagojmë si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb.
“Historia e UÇK-së dhe e popullit shqiptar nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush! Ndaj, secili prej nesh, i bindur në pafajësinë e themeluesve të UÇK-së dhe vlerave të patjetërsueshme të saj, duhet të shprehë mbështetjen e pakursyer për dy çlirimtarët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, ka shkruar ministri Cakaj./zyrtare/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...