Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e katërt të Unionit për Mesdheun, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka zhvilluar takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Unionit Nasser Kamel, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Algjerisë Sabri Boukadoum.
Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Unionit, të dy palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejmë në projektet e Unionit për Mesdheun. Ndërkohë një ndër temat kryesore në këtë takim ka qenë sjellja në vëmendje e shteteve pjesëmarrëse që ende nuk e kanë njohur Kosovën, pranimi i realitetit sa më parë dhe mbështetja e të gjitha nismave ndërkombëtare.
Gjithashtu edhe në takimin e zhvilluar me homologun Algjerian, Sabri Boukadoum, ndër të tjera Cakaj nënvizoi domosdoshmërinë e njohjes të Republikës të Kosovës sa më parë.
A do të ketë lidhje jashtë me Drilonin? Përgjigjet Sara
Foda në kërkim të futbollistëve të rinj për Kosovën, sot nis...
Dy masakra në dy vjet e gjysmë – Mali i Zi injoroi thi...
Shpërthim tritoli në një hotel në Theth
63 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
Zlatan Ibrahimovic tregon nëse Milani do ta transferojë Marc...