Google ADS

Cakaj me homologun algjerian: Të njihet Kosova

16:34 | 11 Tetor 2019
Arbresh.info

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e katërt të Unionit për Mesdheun, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka zhvilluar takime edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Unionit Nasser Kamel, si dhe me Ministrin e Jashtëm të Algjerisë Sabri Boukadoum.

Gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Unionit, të dy palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtejmë në projektet e Unionit për Mesdheun. Ndërkohë një ndër temat kryesore në këtë takim ka qenë sjellja në vëmendje e shteteve pjesëmarrëse që ende nuk e kanë njohur Kosovën, pranimi i realitetit sa më parë dhe mbështetja e të gjitha nismave ndërkombëtare.

Gjithashtu edhe në takimin e zhvilluar me homologun Algjerian, Sabri Boukadoum, ndër të tjera Cakaj nënvizoi domosdoshmërinë e njohjes të Republikës të Kosovës sa më parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme