Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka edhe dy fjalë përveç atyre që i ka thënë të premten në Prishtinë për bashkëpunimin diplomatik mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ai ka shkruar se tanimë zyrtarisht është marrë vendimi për bashkimin e hapësirave të të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve në qytetin e Strugës.
Cakaj ka thënë se edhe po të duket simbolik ky vendim është dëshmi se synimi për shërbim diplomatik të përbashkët po vazhdon.
Deklarata e plotë:
Edhe dy fjalë për diçka domethënëse
Tashmë jemi marrë vesh zyrtarisht për bashkim të hapësirave të Konsullatave të Përgjithshme të dy vendeve tona në qytetin e Strugës. Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.
Nga ana tjetër, edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë. Deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi ynë kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.
S’ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.
Edhe dy fjalë për diçka domethënëse ?:
Tashmë jemi marrë vesh zyrtarisht për bashkim të hapësirave të Konsullatave të…
Posted by Gent Cakaj on Saturday, 5 December 2020
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...