Gent Cakaj, Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjatë një interviste në T7, ka folur për të parën herë për akuzat që i janë bërë që për përkrahjen e ideve të ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Cakaj ka mohuar se ka mbështetur idenë e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës, ashtu siç e kishte akuzuar Vetëvendosja.
“Është tërësisht e pavërtetë dhe deklarata e VV-s është e pasaktë. Është e dalë jashtë kontekstit. Asnjëherë nuk e kam mbështetur ndarjen e Kosovës. Kam tri deklarime ku flas kundër ndryshimit të kufijve”, ka thënë Cakaj.
Qëndrimi i Cakaj për idenë e shkëmbimit të kufijve:
– Problemi rajonal. Në rast se është precedan duhet theksuar që së pari është në shpërputhje me frymën e të gjitha të arriturave në Ballkanin Perëndimor deri tash në përgjithësi dhe politikisht nëse duhet ta parashtrojmë këtë problem sikur shqiptar është totalisht i pakonvenueshëm për shqiptarët.
– Ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht dhe të menaxhohen kujdesshëm, sepse janë në shpërputhje me frymën e kooperimit në Ballkanin Perëndimor, me agjendën evropiane dhe me vizionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
– Shfrytëzoj rastin po ashtu për t’u bërë kritik me idenë e korrigjimit të kufijve në një komponent të veçantë për shkak se duhet ta kemi parasysh që ka shtete si Rumania që për shkak të dinamikave të hungarezëve në rajonin e Transilvanisë mund të mos e njohin një marrëveshje të tillë. Duhet të kemi absolutisht vëmendje maksimale se si do të manifestohet në Bashkimin Evropian dhe në vende të tjera.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...