Në fshati Semaj të komunës së Kaçanikut banorët kanë mbetur të bllokuar për shkak të çarjes së asfaltit.
Lidhur me rastin kryetari i kësaj komune Besim Ilazi, në një prononcim për “Abresh.info”, tha se toka është çarë për një metër, sipas tij arsyeja pse ka ndodhur ky rast është për shkak se toka në atë pjesë është lëvizëse.
“Rruga ka lëviz po në bazë të fjalëve të banorëve është tokë lëvizëse por për ne ka qenë befasi se është shtuar që disa vite me asfalt dhe nuk na ka rastisur për të parë një gjë të tillë. Ka lëvizur për një metër pjesa e tokës, një hapësirë e vogël”, tha ai.
Për të ky rast ishte i çuditshëm për shkak se nuk ka pasur reshje atmosferike në atë pjesë, duke shtuar se janë duke bërë rrugë alternative për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Për neve është pak e çuditshme sepse nuk ka ujëra dhe nuk mund të jetë ajo shkaku por është tokë lëvizëse të banorët e këtij fshati. Reshje atmosferike tek ne nuk ka sepse është vend ku kullot ujë është kodër, nuk ka mundësi vetëm nëse kishte qenë një rrafshinë. Jemi duke e bërë një rrugë alternative për të mos penguar qytetarët në lëvizje derisa të jetë situate më e përshtatshme për të intervenuar atje”, u shpreh ai./Arbresh.info.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...