“Ca kokrra rrushi në Presidencë”, Vjosa Osmani i pret në zyre organizatorët e ‘Hardh Fest’

20:46 | 26 Gusht 2022
E.H

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Presidencë organizatorët e festivalit “Hardh Fest”.

Kjo u bë e ditur përmes faqës  zyrtare të festivalit në Facebook, ku përmes fotove shihet se i kanë dërguar Osmanit një pako me rrush.

“Ca kokrra rrushi në Presidencë ”, është përshkrimi që u është vendosur këtyre fotove, e që është edhe slogani i festivalit për këtë vit.

Hardh Fest 2022 i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj dhe do të mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR, Komuna Rahovec./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme