Luftimi i krimit dhe korrupsionit si kusht kryesor për liberalizimin e vizave, ka mobilizuar edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë që këto raste t’i trajtojë me prioritet.
Kryetarja e kësaj gjykate, Afërdita Bytyqi në një intervistë me shkrim dhënë lajmi.net ka deklaruar se Gjykata Themelore ka arritur sukses në vitin 2017 për trajtimin e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion, duke u zotuar se kjo do të jetë prioritet edhe në vitin e ardhshëm.
Bytyqi gjithashtu ka bërë të ditur se kanë arritur që të reduktojnë edhe numrin e lëndëve për 5.4%.
Sipas kryetares Bytyqi, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nevojë edhe për 40 gjyqtarë shtesë.
Ndryshe, Gjykata e Prishtinës është gjykata më e madhe në Kosovë me katër degë dhe pesë departamente./lajmi.net/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...