Bytyqi takon ministrin e arsimit portugez, bisedojnë për bashkëpunim

13:54 | 9 Prill 2019
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi po merr pjesë në samitin vjetor të “Horasis Global Meeting”.

Bytyqi përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosova po bëhet pjesë e politikave globale, shkruan arbresh.info

“Gjatë vizitës zyrtare në Portugali, me ftesë të organizatorit të Horasis, po marr pjesë në samitin vjetor të “Horasis Global Meeting”, i cili po mbahet në Cascias të Portugalisë. Në këtë Samit tradicional, përfaqësues të qeverive dhe bizneseve ndërkombëtare janë mbledhur për të diskutuar dhe kontribuar për politikat globale. Kosova po bëhet pjesë e politikave globale, të cilat hapin perspektivën e integrimeve në politikat globale, ku vihen kontakte bashkëpunimi të një rëndësie bazike të të gjitha politikave, pra edhe në ato ekonomike e tregëtare”, ka shkruar ai.

I pari i arsimit në Kosovë ka bëtë të ditur gjithashtu se është takuar me ministrin e Shkencës, Teknologjisë dhe Arsimit të Lartë të Portugalisë me të cilin kanë biseduar për fillimin e bashkëpunimit mes dy vendëve.

“Kjo mundësi e nxitjes së bashkëpunit për të rritur komunikimin e gjithëmbarshëm, ka bërë që udhëheqës të biznesit global dhe figura të shquara politike të përqëndrohen në nxitjen e bashkëpunimit, nëpërmjet investimeve dhe rritjes së qëndrueshme në të gjithë botën. Ky takim vjetor është një nga tubimet më të mëdha të biznesit dhe segmente të qeverive, të cilët punojnë për të ofruar një platformë ideale për të eksploruar dhe nxitur bashkëpunimin, ndikimin e investimeve dhe rritjen e qëndrueshme. Diskutimet e këtij viti po përqëndrohen në katalizimin e përfitimeve të globalizmit, prandaj edhe është caktuar si temë diskutimi e Samitit “Përfitimet e katalizimit të globalizmit”. Gjatë pjesëmarrjes në Samit, kam takuar ministrin e Shkencës, Teknologjisë dhe Arsimit të Lartë të Portugalisë, z. Manuel Heitor, me të cilin kam biseduar për mundësitë e fillimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e arsimit dhe shkencës”, ka shkruar Bytyqi./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme