Google ADS

Bytyqi takon anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ua kujton obligimet që kanë

17:27 | 17 Prill 2018
V. S.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka takuar anëtarët vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët sot u ratifikuan nga Kuvendi.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga anëtarët e rinj të KShC-së, që të jenë në nivelin e duhur të obligimeve dhe përgjegjësive që kanë, që me përkushtimin profesional dhe angazhim të pavarur.

Shkrimi i plotë i Bytyqit:

Sot, prita në takim njoftues anëtarët vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të cilët sot u ratifikuan nga Kuvendi i Republikës së Kosovës për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që kanë.

Kam uruar anëtarët e rinj të KSHC-së dhe theksova se ratifikimi i tyre në Kuvend është shumë domethënës për zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës për angazhimin e tyre në këtë proces si dhe gatishmërinë për ta futur si pikë të parë të rendit të ditës për diskutim, me çka edhe u kuptua rëndësia dhe pesha e kohës për ratifikimin e Këshillit. Falënderoj edhe shoqërinë civile për kontributin e saj në këtë drejtim.

Në këtë takim kemi diskutuar për thirrjen sa më parë të mbledhjes konstituive në mënyrë që sa më shpejtë të zgjidhen organet drejtuese. Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe takimi Asamblesë së ENQA-s që do të mbahet më 19 prill 2018, në Spanjë dhe rëndësia që ky takim ka për Agjencinë Kosovare të Akreditimit.

Kërkova nga anëtarët e rinj të KShC-së, që të jenë në nivelin e duhur të obligimeve dhe përgjegjësive që kanë, që me përkushtimin profesional dhe angazhim të pavarur, të jenë kredibil në vendim marrje për të ndikuar në mënyrë sistematike në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe imazhin e AKA-së në përgjithësi , por krahas kësaj nuk do të mungojë edhe mbështetja nga MAShT./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme