Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyçi në konferencën me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”, tha se kjo dukuri nuk po shfaqet vetëm në Kosovë por ka përfshirë një pjesë të madhe të botës.
” Ne jemi deshmitarë që fëmijët kalojnë një kohë të gjatë duke përdor internetin në formë online pa qenë të vetëdijshëm që kjo mund të ketë pasoja negative. Qëndrimi në internet krijon mundësi që fëmijët tonë tu ekspozohen pamjeve që janë të rrezikshme”, ka thënë ai.
Sipas tij fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun që u kanoset nga interneti.
Bytyqi tha se një ndër pikat kyçe është fleksibiliteti i kurrikulave për rreziqet që vijnë nga kjo dukuri./Arbresh.info
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist