Bytyqi mori pjesë në shënimin e Ditës Globale të Konsulencës Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi mori pjesë në shënimin
e Ditës Globale të Konsulencës, e cila për të dytën herë po organizohet në Kosovë nga Business Consultants Council, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH.
Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Konsulencës është diskutimi për perspektivën, rëndësinë dhe njohjen e konsulencës si profesion dhe rrjetëzim me
akterë institucional, biznese dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.
Ministri Bytyqi me këtë rast tha se, Kosova ka nevojë për fushën e konsulencës edhe në sferën private, por gjithsesi edhe në institucionet publike, ndërsa theksoi se, promovimi dhe ruajtja e standardeve profesionale të konsulencës, viteve të fundit ka marrë hov Kosovë.
“Duke parë zhvillimet e hovshme në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, shohim se është shumë e nevojshme që të kemi një zhvillim të konsulencës, sepse është mënyra më e mirë për vendimmarrje. Çdo vendimmarrje që bëhet pa një analizë të mirëfilltë dhe pa një ekspertizë, e cila vjen vetëm nga ekspertët e fushave, të cilët i njohin problematikat dhe ato njohuri ia ofrojnë menaxhmentit është vendimmarrje jo e drejtë”, ka thënë ministri Bytyqi.
Duke theksuar rëndësinë dhe njohjen e konsulencës, ministri Bytyqi përmendi konsulencën e ofruar nga Komisioni Evropian për rishikimin funksional të MAShT.
Dita Globale e Konsulencës manifestohet si një organizim global në 53 shtete të ndryshme të botës.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...