Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Arsimit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në ambientet e Qeverisë së Britanisë së Madhe, ku është diskutuar për prioritetet në arsim në përgatitje të Samitit, i cili do të mbahet në korrik në Londër.
Në këtë takim ka marrë pjesë Andrew Page, drejtor dhe koordinator i Samitit dhe me këtë rast, është konkretizuar plani i takimeve paraprake, që nënkupton mbajtjen e një takimi në prill në Shkup, ku do të diskutohet digjitalizimi në arsim dhe një takimi tjetër në maj që do të mbahet në Sofje po për këtë qëllim.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u aktualizuar ideja e takimit të gjashtë ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili pritet të mbahet në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor para mbajtjes së Samitit të Londrës.
Në këtë takim, u diskutua edhe për prioritetet e shteteve dhe regjionit dhe më këtë rast, ministri Bytyqi i informoi të pranishmit lidhur me prioritetet për arsimin parauniversitar dhe universitar, të cilat lidhen me rritjen e cilësisë në të dy nivelet.
Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial – Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...