Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka reaguar ndaj mbylljes së shkollave në komunën e Drenasit, duke e quajtur të pabazuar dhe të gabueshëm. Bytyqi ka pritur në takim përfaqësuesit e prindërve nga komuna e Drenasit, të cilët janë ankuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndaj veprimit të Komunës së Drenasit për mbylljen e shkollave.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Bytyqi ka shkruar se mbyllja e këtyre shkollave është veprim i padrejtë. Ndërsa sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për mbylljen e këtyre shkollave ka qenë se nuk ka pasur numër të mjaftueshëm të nxënësve e as mundësi buxhetore për të funksionuar këto shkolla.
“Të shqetësuar me këtë vendim të Komunës, prindërit njoftuan se paralelja e ndarë e shkollës “Shote Galica”, e cila nuk i ka hapur dyert për nxënësit e saj më 3 shtator, numëron 116 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e tetë. Ata shprehën shqetësimin e të gjithë prindërve dhe kërkuan ndihmën e MAShT që kjo shkollë të rihapë dyert, pra të anulohet vendimi dhe të fillojë puna.
Sigurisht, ky ka qenë një vendim i ngutshëm i DKA-së në Drenas, megjithatë kjo është kompetencë e Komunës, edhe pse MAShT është e interesuar që të ndihmojë në këtë drejtim që shkolla të rihapet”, ka shkruar Bytyqi.
Ndërkaq, Bytyqi ka thënë se Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas ka synuar që ta bëjë përgjegjës MASHT’in për mbylljen e këtyre shkollave, por ai thekson se këto pretendime janë të pabaza dhe joreale.
“MAShT nga buxheti i vet nuk siguron mjete buxhetore për asnjë komunë, shkollë apo paralele, sepse secila komunë e ka të siguruar grantin qeveritar për arsim, i cili ndahet nga Ministria e Financave, prandaj kërkesa e DKA-së për buxhet shtesë nga MAShT është joligjore”, thekson Bytyqi.
MAShT do t’i dërgojë edhe zyrtarisht shkresë Komunës së Drenasit me shpresën se kjo kërkesë do të shqyrtohet dhe nxënësit do të kthehen në shkollën e tyre.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...