Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, ka treguar se Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, u shqyrtua vendimi për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (AKA), ku pas një diskutimi të hapur, u votua lista e propozuar për ta proceduar për miratim në Kuvend.
Postimi i plotë i Ministrit Bytyqi në Facebook:
Sot, në Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, u shqyrtua vendimi për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (AKA), dhe pas një diskutimi të hapur, u votua lista e propozuar për ta procesuar për miratim në Kuvend.
Falënderova anëtarët e Komisionit Parlamentar për mbështetje në këtë proces, dhe theksova se në përbërje të kësaj liste janë kandidatët të cilët në një konkurrencë prej 35 të nominuarish, u përzgjodhën nga një Komision kredibil përkatës në përbërje të të cilit ishin përfaqësues të institucioneve të vendit dhe atyre ndërkombëtare.
Komisioni përkatës e ka përcjellë listën e ngushtë prej 16 kandidatëve, nga 4 për secilën fushë si konkurrent, ndërsa si kriter bazë ishte fusha përkatëse apo aspekti profesional dhe aspekti gjinor, nga e cila kam përzgjedhur 6 anëtarë vendor. Ndërsa, sipas Udhëzimit Administrativ, përzgjedhja e anëtarëve ndërkombëtar parashihet që të bëhet në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, dhe ashtu është bërë.
Në lidhje me procedurat të cilat MAShT ka ndjekur në përzgjedhjen e kandidatëve, duhet thënë se për herë të parë është bërë edhe thirrja publike ku kanë pasur mundësi edhe të vetnominohen të interesuarit. Kjo na bënë të ndjehemi mirë sa i përket procedurave zgjedhore, pa pretenduar se këta janë kandidatët më të mirë, por kjo është lista e cila pres të miratohet në Kuvend.
Besoj shumë se ky Këshill është i përbërë nga profesionist me kredibilitet dhe do të veprojë në mënyrë më të pavarur se asnjëherë më parë, dhe është shumë e nevojshme që lista të miratohet sa më shpejtë në Kuvend.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...