Google ADS

Bytyqi: Haliti gaboi që nuk e përjashtoi Gashin nga salla

00:41 | 6 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Avni Bytyqi, këshilltar i kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, në “Interaktiv” të KTV-së, duke folur për punën e Kuvendit, ka përmendur edhe përplasjen mes nënkryetarit Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka sqaruar se deputeti Gashi ka pasur të drejtë replike dhe pastaj ta marrë fjalën edhe një herë, por sipas këshilltarit Bytyqi, Haliti gaboi që nuk e përjashtoi Gashin në momentin kur u fye me nënë.

“Është e drejta e replikës dhe pastaj ke të drejtë edhe një herë me marrë fjalën, me kaq merr fund. Vetëm një gjë ka gabuar Haliti, që nuk e largoi Arben Gashin nga salla kur ai e shau me nënë. Gjuha e tillë nuk ka vend në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Bytyqi që ka shtuar se Kuvendi shumë shpejt do të miratojë një rregullore në të cilën është përfshirë edhe kodi i etikës.

“Është e turpshme, është mirë që deputetët të kenë kujdes gjuhën. Brenda rregullores së re e kemi futur edhe kodin etik dhe janë masat e qarta sa i përket këtyre ngjarjeve. Këso gjuhe nuk e kemi dëgjuar më parë, por vjen pas tensioneve politike”, ka thënë ai.

Jemi 15 këshilltarë. Kryetari nuk e cakton numrin e këshilltarëve. Këtë e cakton kryesia e Kuvendit.

Duke folur për shtyrjen e seancave, Bytyqi ka thënë se mungesa e deputetëve nëpër seanca dhe mbingarkimi me tema të panevojshme, ka pamundësuar mbarëvajtjen e Kuvendit.

“Janë disa faktorë që shtyjnë seancat. Së pari është mungesa e deputetëve. Secili deputet e ka përgjegjësinë e vet që të jetë prezent në Kuvend. Ata zgjedhen për të qenë aty. Mbingarkimi me tema të panevojshme, jo që janë të panevojshme, por tash kemi një garë mes LDK-së, VV-së dhe PSD-së që të thërrasin disa herë kryeministrin në interpelancë për të njëjtën gjë”, ka thënë Bytyqi./koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme