Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka treguar se gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Isa Krasniqi dhe drejtorin e Departamentit të Statistikave Sociale, Avni Kastrati. Siç bëhet e ditur në këtë takim është biseduar lidhur me raportimin dhe standardizimin e të dhënave statistikore në sektorin e arsimit.
Postimi i plotë :
Sot, prita në takim kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Isa Krasniqi dhe drejtorin e Departamentit të Statistikave Sociale, Avni Kastrati, me të cilët bisedova lidhur me raportimin dhe standardizimin e të dhënave statistikore në sektorin e arsimit.
MAShT posedon të dhënat e duhura për të gjitha nivelet e arsimit, por ato vazhdojnë të pasurohen dhe plotësohen në vazhdimësi, sipas trendeve, përfshirë këtu edhe regjistrimin e nxënësve apo studentëve në vitin shkollor, përkatësisht akademik. Ne jemi në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore që kjo çështje të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu që të kemi databazën e nevojshme për hartimin e politikave arsimore në të ardhmen.
U dakorduam që brenda një kohe të shkurtër të hartohet edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërinstitucionale, ku do të saktësoheshin edhe obligimet dhe përgjegjësitë lidhur me raportimin e të dhënave statistikore për të gjitha nivelet e arsimit, sipas standardeve që kërkohen dhe aplikohen në vendet e Bashkimit Evropian.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...