Bytyqi: E njoh gjendjen e arsimit në Kosovë, kërkojë bashkëpunim

14:50 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

Shyqiri Bytyqi nga Nisma për Kosovën është zgjedhur ministër i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë.

Më të marr këtë post, Bytyqi ka shkruar se është i njohur për gjendjen e arsimit në Kosovë duke kërkuar ndihmë për bashkëpunim me profesionitë dhe ekspert të shkencës.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka thnë se zotohet se do ta drejtojë këtë dikaster me të gjitha kapacitetet për përmirësim të arsimit dhe shkencës, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar aktivistë dhe anëtarë të NISMA për Kosovën, të dashur miq dhe familjarë.

Me propozim të Kryetarit të NISMA’s, z. Fatmir Limaj, miratimin e Kryesisë qendrore të NISMA për Kosovën, dhe pas votimit me shumicë votash nga deputetët e Parlamentit të Kosovës për Kryeministrin e ri dhe kabinetin e ri qeveritar, më është besuar përgjegjësia për të drejtuar Ministrinë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji – MASHT.

Fillimisht shprehi falënderim dhe mirënjohje për besimin që më është dhënë që t’a drejtoj dikasterin ndër më të rëndësishmin të shtetit të Kosovës.

Zotohem se do të vë të gjithë eksperiencën time, të gjitha mundësitë ligjore, të gjitha kapacitetet dhe aftësitë e grupeve të ekspertëve të kësaj fushe në shërbim të përmirësimit të arsimit dhe shkencës.

Është e njohur për të gjithë gjendja në të cilën është arsimi në Kosovë, andaj kërkoj dhe jam i gatshëm për bashkëpunim me profesionistët dhe ekspertët e shkencës, pa dallime në mënyrë që shtylla më e rëndësishme e shoqërisë tonë të zhvillohet dhe të jetë e qëndrueshme edhe për brezat e ardhshëm.

Le të fillojmë me punë, e na priftë e mbara

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme