Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), thuhet se në Kosovë ka diskriminim, dhunë në baza gjinore dhe abuzimet shoqërore për gratë .
Për këtë çështje, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, thotë se kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për luftimin e këtyre dukurive në vend.
Madje, ajo thotë se në raportin e DASH-it është përmendur edhe rasti i aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, që sipas saj, emri i tij është përdorur nga kjo parti.
“Me këtë raport tregohet se sa e rëndësishme është ky hulumtim që është bërë nga DASH-i dhe tregohet se sa serioze është kjo çështje. Gjithashtu, aty është përmendur edhe çështja e Astrit Deharit, ku vazhdoj të mendoj se emri i tij është keqpërdorur nga Lëvizja Vetëvendosje. Siç po e shohim, ka shumë raste të dhunës, sidomos në familje, dhunës seksuale, abuzimeve, përdhunimeve, të cilat janë në rritje, jo në rënie. Kjo është një çështje shumë serioze, për të cilat duhet të ndërmerren masa dhe të veprohet sa më shpejt që është e mundur”, thotë ajo.
Deputetja e AAK-së beson se në dy vitet tjera që i kanë mbetur qeverisë aktuale, të ketë punë më shumë në këtë aspekt.
“Siç e kemi pa, që dy vjet nuk është bërë asgjë, ne po e shohim që edhe dy vitet e tjera nuk do të bëhet asgjë. Mirëpo, shpresoj që këto dy vjet tjera së paku të merren pak masa, të cilat mund ta sigurojnë jetën e njerëzve”, shprehet ajo.
Ndryshe, raporti i DASH-it për Kosovën përmend edhe Diskriminimin dhe abuzimet shoqërore. Raporti përmend pjesën për mungesën e hetimeve për dhunën me bazë gjinore, duke shtuar se rastet e tilla, përfshirë dhunën seksuale dhe dhunime tjera, nuk raportohen shpesh nga viktimat, për shkak të stigmës shoqërore dhe mungesës së besimit në autoritete.
“Deri në shtator [të vitit 2022], prokurorët kanë hetuar 160 raste të dhunimeve dhe kanë ngritur 30 padi”. Në raport përmendet rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar – një i rritur dhe katër të mitur. Në dhjetor, prokurorët kanë ngritur padi kundër të dyshuarve, duke i akuzuar me trafikim të personave, përdorim i shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit dhe pornografi fëmijësh”. Më pas, është përmendur edhe vrasja e shtatzënës 35-vjeçare në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në muajin nëntor. I dyshuari, burri i saj, i ka ikur arrestimit dhe ka kryer vetëvrasje dy ditë më vonë./Arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...